Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në Frontal të t7, ka folur rreth breshërit që ra dje në këtë komunë. Ai tha se pasditja e djeshme ka qenë relativisht e rëndë për fermerët e Podujevës.
Bulliqi tha se ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, sot kanë vizituar disa nga fshatrat, ku kanë parë dëmet e shkaktuara nga breshëri, por nuk ende nuk dihet shuma e saktë e dëmeve.
Ai njoftoi se është krijuar një komision për vlerësimin e dëmeve dhe pastaj presin që të kompensohen nga Ministria e Bujqësisë.
“Pasditja e djeshme ishte relativisht e rëndë për fermerët e komunës sonë, ku si rezultat i motit të keq i cili përfshiu dhjetëra fshatra të komunës sonë, ka shkaktuar dëme relativisht të mëdha në bujqësi dhe sigurisht që duke e pasur parasysh dëmet të cilat janë shkaktuar, ne bashkarisht me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ishim në vizitë në disa prej këtyre fshatrave dhe nga afër i pamë dëmet që janë shkaktuar dhe ne kemi krijuar komisionin për vlerësimin e dëmeve dhe të njëjtat do t’i përcjell në ministrinë e bujqëisë dhe presim që të bëhet kompensimi i dëmeve që janë shkaktuara.
Ai u shpreh se të gjitha kulturat kanë pësuar dëme, por më së shumti misri, gruri e patatet.
“Të gjitha kulturat kanë pësuar dëme shumë të mëdha, në veçanti misri, gruri, pastaj sipërfaqet që kanë qenë të mbjellura me patate dhe kopshtet. Në fotografitë që i keni në dispozicion shihni që është e vështirë të rigjenerohet diçka nga to, prandaj edhe periudha kohore në të cilën ndodhemi është mjaftë e vështirë për të rikuperuar të gjitha dëmet që janë shkaktuar. Prandaj besoj që domosdoshmërisht Ministria e Bujqësisë duhet t’i dalë në ndihmë këtyre bujqve”, tha Bulliqi në Frontal.
I pari i Podujevës tha se bujqit janë të zhgënjyer dhe presin përkrahjen e shtetit.
“Bujqit janë jashtëzakonisht të zhgënjyer dhe presin përkrahjen e shtetit, sepse nuk është e lehtë që krejt puna që është bërë për krejt këta muaj, si rezultat i motit të ligë të shkatërrohet e tëra. Ky është një paralajmërim për institucionet e tona që të ardhmene afërt të punojnë në ngritjen e stacioneve që paralajmërojnë situata të tilla të motit të keq dhe të ngrisin stacionet që luftojnë breshërin.