A do të takohet me Ramën, s’përgjigjet Kurti

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 10:48 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka treguar nëse do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

I pyetur nga Ekonomia Online, nëse e ka në agjendë takimin me homologun e tij shqiptar, Kurti ka përmendur vetëm seancën solemne, ku deputetëve do t’u adresohet ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair.

“Kemi seancë në ora 10:00”, ka thënë shkurt Kurti.

Megjithatë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është pritur në takim nga presidenten Vjosa Osmani, derisa, pasdite është paralajmëruar takimi me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ku do t’i ndahet “Çelësi i qytetit”.

Të ngjashme