A do të zbrazet Kosova pas 1 janarit 2024?

Prishtinë | 10 Nën 2023 | 11:14 | Nga Shenoll Muharremi

I.
Q: A pritet të ketë fluks masiv të qytetarëve që do udhëtojnë pas liberalizimit, pas 01 janarit 2024?

A: Entuziazmi është i lartë për liberalizim të vizave dhe pritjet janë të mëdha nga njerëzit. Kosovarët kanë një disportë të gjërë, sidomos në Gjermani ku kemi mbi 500,000 qytetarë me prejardhje apo lidhje nga Kosova. Nuk pres të ketë fluks masiv po normal që vizita do të ketë. Aktualisht jemi në një krizë të theksuar financiare të inflaconit dhe kjo mund të ndikoj të zbehë potencialin e levizjeve. Edhe pse thujet që mund të ketë një egzod pas 1 janarit, nuk besoj që ai do të jetë rasti. Por liria e lëvizjes ka dobi shumë të mëdha afatgjate dhe do e afroj Kosovën edhe më afër me BE. Sidomos bizneset, studentët dhe sportistët mund të përfitojnë.

II.
Q: Sipas teje, cilat mund të jenë arsyet e largimit?

A: Sigurisht që aryset janë socio-ekononike. Kosova ka mbi 700,000 persona në moshë pune që janë jashtë tregut të punës. Në njërën anën ka nevojë për punëtorë të shkathët, e në anën tjetër ka mungesë. Dmth kemi një krizë të tregut të punës që nuk po adresohet. Njerëzit, pas lehtësimit të politikave të punësimit në Gjermani, po tentojnë të gjejnë punë dhe të kenë të ardhura më të mira. Mesatarja e moshës kur njerëzit largohen nga Kosova është 22 vjet. Dmth zakonisht kur përfundon shkollimin ti nuk ke apo gjenë një vend pune. Rrjedhimisht, njerëzit po orientohen atje ku ka kërkesë më shumë.

III.
Q: Çka duhet të bëjnë institucionet e Kosovës për parandalimin e ndonjë vale të mundshme, sepse nëse ka shkelje, BE-ja mund të ndërmarr masa ndëshkuese?

A: Shumica absolute nuk i kuptojnë detajet e liberalizimit të vizave. Mesiguri mendojnë që liberalzimi i vizave nënkupton edhe leje pune. Kjo nuk qëndron, por do të kuptojnë shumë shpejt në rast se abuzohet me këtë për shkak se do ju ndalohet hyrja në Schengen për një kohë të konsiderueshme. Për me parandaluar një valë të mundshme kemi dy veprime thelbësore: (a) Informim dhe komunikim të mirëfillt efektiv se cka nënkupton liberalizimi; dhe (b) duhet me kriju mundësi dhe kushte për punë dhe karrierë në Kosovë. Sidomos duhet të fillohet të adreohet hendeku i kronik mes nevojave të tregut dhe ofertës, sidomos të harmonizohet arsimi me nevojat e tregut të punës. Por disa gjëra do marrin më shumë kohë për ti zbatuar, andaj, një komunikim më intenziv do ndihmonte publikun e gjërë të kuptojnë që liberalizimi i vizave nënkupton më shume turizëm dhe biznes e jo edhe punësim dhe në raste ekstreme kërkesa për azil

Të ngjashme