Viti 2020 i zuri me takime të vazhdueshme Lidhjen Demokratikë të Kosovës dhe Vetëvendosjen.
Takimet e tyre po përfundojnë pa rezultat. Ky ngërç politikë po vazhdon të sjellë situata të reja në vend, ku në media u raportua Etem Arifin nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Veton Berishën nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Albert Kinollin nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, pritet të kalojnë tek grupi parlamentar i LDK’së.
Sipas Haki Rugovës nga radhët e LDK-së, edhe nëse ndodhë ky kalim nuk do të ndikojnë në marrëveshjen me VV-në që do ta kenë.
Ai në një prononcim për Periskopin tha se nuk ka informacione rreth këtij kalimi.
Rugova tha se rezultati i 6 tetorit nuk ndryshon edhe kalimin e tyre, çdo lëvizje e deputetëve që bëhet pas zgjedhjeve për Haki Rugovën janë vetëm kombinacione.
“Nuk kom informacion nuk kom bisedu me kërkon. Ajo është një çështje që nuk mund të ndikojë në çështjet e marrëveshjes. Çdo gjë tjetër pas zgjedhjeve është kombinacione që dalin, me lëvizje të brendshme. Rezultati zgjedhorë është ky i 6 tetorit. Çdo gjë tjetër është kombinacione që dalin, pas zgjedhjeve. Nuk kom asnjë informacion për asnjë lëvizje”, ka thënë ai për Periskopin.
Ndryshe në media u tha se për kalimin tre deputetë të minoriteteve në LDK presidenti Hashim Thaçi kishte ftuar ata në takim për t’i bindur që të marrin një veprim të tillë
Nëse kalimi i këtyre tre deputetëve bëhet zyrtar, LDK do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës, me 31 deputetë, ndërkaq VV do të dal në vendin e dytë sa i përket numrave në Kuvend.