A duhet të kthehet Fatmir Limaj në PDK, Xhavit Haliti ka një qëndrim

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Debati që ka nisur brenda Partisë Demokratike të Kosovës se a duhet të rikthehet dikur njëri nga njerëzit kryesor- Fatmir Limaj, vetëm sa është duke u ‘nxehur’.

Derisa një pjesë e PDK-së së “vjetër” po e duan rikthimin e Limajt, ka edhe të atillë që nuk kanë fare qëndrim në lidhje me këtë çështje.

Njëri nga njerëzit kryesor të PDK-së, Xhavit Haliti nuk ka ende ndonjë qëndrim nëse duhet apo jo që Limaj të rikthehet në PDK.

I pyetur nga Gazeta Blic se a duhet të kthehet Limaj, ai ka dhënë një përgjigje të shkurtër.

“S’është temë e imja”, tha Haliti.

Ndërkaq, i pyetur se a ka ai mendim personal për këtë çështje, edhe këtu Haliti nuk dhënë ndonjë përgjigjë.

“S’kam mendim personal” u shpreh Haliti.

Ndërkohë, ata që më së shumti po e mbështesin rikthimin e Limajt janë: ish- kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ish- ministri i Arsimit, Ramë Buja, Adem Grabovci dhe një pjesë e “gardës së vjetër” të PDK-së.

Kohëve të fundit Limaj me Lushtakun dhe një pjesë të PDK-së janë parë vazhdimisht bashkë, teksa kanë publikuar foto edhe në rrjetet sociale.

Të ngjashme