A e dini se në Fushë-Kosovë nuk ka organizim të sistemit parashkollor?!

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 12:34 | Nga Imer Raçi

Sot janë hapur shkollat publike e private për t’i gëzuar fëmijët tanë të cilët me padurim pritën këtë fillim të vitit shkollor.

Sheh fëmijë me maska me qellim të mbrojtjes nga ky Virus i cili ua shtyu deri në këtë ditë fillimin e këtij viti. E veshtire te ua shohesh buzeqeshjen nga maskat edhe pse e di qe brenda tyre fshihet buzeqeshja e bukur.

Fushe Kosova ua ndal në gjysmë ëndrrën parashkollorëve sepse ky program nuk organizohet nga shkollat publike. Pash fëmijë që nuk e ndjekin këtë program sepse kjo organizohet vetëm nga kopshte private e të cilat kanë çmim hiç më pak se +100 Euro. Ky çmim i papërballueshëm për shumë familje.

Kërkoj nga kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës dhe ministri i Arsimit të e trajtojnë me prioritet këtë dukuri e t’iu kthehet buzëqeshja e fëmijëve që familjet e tyre për shkaqe ekonomike nuk i quan sot në shkollë.

Çdo fëmijë mbi 5 vjet, sot duhet të e marrë çantën e të jetë në banka shkollore.

Të ngjashme