Presidentja Vjosa Osmani i dha këngëtares kosovare Dua Lipa titullin Ambasadore Nderi për kontributin e saj në përfaqësimin e Kosovës nëpër botë.
Osmani vendosi që ta presë familjen Lipa me gjithë familjen në Presidencën e Kosovës. Me vete kishte burrin dhe dy vajzat e saj.
Pas shpërndarjeve të fotografive nga vetë Osmani në njoftimin e saj zyrtar për këtë ceremoni, nisen kritikat se ajo po e shndërron institucionin e Presidencës në rezidencë familjare, derisa pati akuza se i ka privilegjuar edhe vajzat e saj.
Megjithatë, këtu mund të ketë edhe shkelje protokolli.
Për këtë çështje ka folur për Gazetën Express njohësi i protokollit, Haki Merovci.
“Nuk e di se a është njoftuar paraprakisht protokolli. Nëse po, është dështim i protokollit. Kjo ceremoni ndjek rregullat tjera bazë”, tha shkurt Merovci.
Megjithatë, Osmani s’është deklaruar për këtë çështje se në bazë të cilave rregullave protokollare ka organizuar ceremoninë e ndarjes së titullit në këtë mënyrë.