Natën e kaluar, pothuajse u “ndez” një konflikt jo i zakonshëm, ndërmjet Majkut, dhe ish të dashurës së tij, Majlinda Zekës, shkruan Kosovarja.
E gjithë kjo ndodhi për shkak të kujdestarisë së djalit të tyre, Roanit, që pothuajse prej kur janë ndarë kujdestaria i ka takuar plotësisht Majlindës.
Por, ishte Majku ai i cili me veprimet e tij, u bë shkaktar që kjo punë të vinte deri këtu. Kjo pasi që ai gjatë një dialogu me fansen e tij, u shpreh se ishte nëna e djalit të tij, që pengonte të takohej me të.
E sigurisht reagimi i Majlindës, nuk kishte se si të mungonte. Ku ajo ndër të tjera tha se ishte Majku ai i cili nuk kujdeset për djalin, dhe se pothuajse të gjitha shpenzimet e tij i mbulon ajo.
Ajo bashkë me një fotografi të Roanit, e bashkëngjiti një mbishkrim publik, ku kishte treguar çdo gjë me detaje, me shpresën që ky debat të ndalej njëherë e përgjithmonë.
Ndër të tjera, ajo kishte sqaruar edhe një gjë për ndjekësit e saj, pasi që pranoi komente të ndryshme në mbishkrimin e imazhit.
E pikërisht ishte komenti drejtuar për njërin nga komentuesit e saj, ku i kishte thënë, se ajo gjithmonë e vë në gjumin Roanin me këngët e Majkut, dhe se një ditë kur të rritet, do ti tregojë për sukseset e babait të tij.
Neve nuk na mbetet gjë tjetër, përveç të urojmë që dyshja në fjalë të gjejnë paqe, dhe të ndalen me këto replika.