Raportimet e publikuara në media, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë nisur bashkëpunimin dhe kanë arritur një marrëveshje për themelimin e institucioneve të reja, kanë nxitur reagime nga zyrtarë të LDK-së.
Lidhur me këto raportime është deklaruar për “Front Online” edhe anëtari i LDK-së, Alban Zogaj, i cili ka thënë se nuk ka asnjë informacion që do të konfirmonte pretendimet e publikuara në media.