A ka rusë në Kosovë? Sveçla: Nuk mund të garantoj që nuk është futur askush

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 13:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, ka folur rreth mundësisë që në Kosovë të ketë rusë që qëndrojnë ilegalisht.

Ai, ndonëse ka theksuar se kufiri është duke u ruajtur si kurrë më parë, nuk ka garantuar se nuk ka të atillë.

“Ndajmë një vijë kufitare të gjatë me Serbinë dhe hyrja e ndonjë elementi destabilizues nuk është i pamundur dhe nuk garantojë se nuk është futur askush”, është përgjigjur Sveçla.

Sveçla ka marrë shembull aksionin ku u parandalua një sulm terrorist në Zveçan, ku u kap sasi e madhe municioni.

“Një jelek aty ka pasur logon e njësive speciale ruse. Kjo është dëshmi, ose dikush nga Rusia ka ardhur dhe po vepron ilegalisht, ose dikush nga ekstremistët e asaj ane ka qenë i angazhuar qoftë në luftën e Ukrainës, ose njësitet speciale ruse”.

“Ndikimi destruktiv i Rusisë në Ballkan dhe në rajon tashmë është i ditur. Ka angazhim të shtuar të gjithë botës demokratike që ky ndikim të minimizohet, nëse nuk eliminohet plotësisht”.

Të ngjashme