Presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë thirrje për shtyrje të datës së zgjedhjeve presidenciale që parashihen të mbahen në nëntor.
Si arsye për këtë veprim, Trump ka përmendur mundësinë për mashtrime, nëse zgjedhjet zhvillohen përmes postës, shkruan BBC.
E pasi që nuk ka fuqi ekzekutive për një miratim të tillë – më saktësisht për shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit, atij do t’i duhet që një thirrje të tillë t’ia bëjë Kongresit amerikan.
Presidenti një propozim të tillë e ka publikuar në profilin e tij në Twitter, ku siç raporton CNN, nuk ka dëshmi siç thotë Trump se mund të vije deri të një mashtrim i tillë
A mund t’i shtyjë zgjedhjet presidenti?
Një total prej 15 shteteve kishin shtyrë përgatitjet e zgjedhjeve presidenciale për të paktën deri në qershor. Kjo shtron pyetjen nëse zgjedhjet presidenciale të nëntorit mund të shtyhen.
Sipas një ligji që daton nga viti 1845, zgjedhjet presidenciale të SHBA-së planifikohen për ditën e martë pas të hënës së parë të nëntorit, çdo katër vjet – që në rastin më të freskët i bie më 3 nëntor të vitit 2020.
Kjo mund të bëhet përmes një akti të Kongresit – miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët dhe Senati i kontrolluar nga republikanët.
Për më tepër, edhe sikur të ndryshohej dita e votimit, Kushtetuta e SHBA-së thotë se një administratë presidenciale zgjat vetëm katër vjet.
Me fjalë të tjera, mandati i parë i Donald Trumpit do të mbarojë në mesditën e 20 janarit të vitit 2021, në një mënyrë ose në një tjetër.
Ai mund të rizgjedhet edhe për katër vjet të tjera, por edhe mund të zëvendësohet nga demokrati, Joe Biden.
Çfarë do të ndodhë nëse shtyhen zgjedhjet?
Nëse nuk do të ketë zgjedhje para ditës së planifikuar të inagurimit, megjithatë, fillon linja e re presidenciale.
Në rend të dytë është zëvendëspresidenti, Mike Pence, por duke pasur parasysh se mandati gjithashtu i përfundon atë ditë, ai është në të njëjtën varkë si presidenti Trump.
Tjetra në radhë është Kryetarja e Dhomës – aktualisht demokratja Nancy Pelosi – por mandati i saj dyvjeçar përfundon në fund të muajit dhjetor të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Atëherë vjen në radhë senatori më i moshuar dhe nëse realizohet ky skenar, atëherë president do të jetë 86-vjeçari, Chuck Grassley, senator i Iowa-s.
Por a mund të shtyhen zgjedhjet shkaku i pandemisë globale?
Ndërsa një ndryshim i plotë i datës së zgjedhjeve presidenciale nuk mund të ketë, kjo nuk do të thotë se procesi nuk mund të rrezikohet.
Sipas profesorit të Universitetit të Kalifornisë, Irvine Richard L Hasen, një ekspert i ligjit për zgjedhjet, Trump ose qeveritë e shteteve mund të përdorin fuqitë e tyre për të ulur numrin e vend votimeve.
Në Wisconsin, për shembull, u rritën shqetësimet në lidhje me ekspozimin ndaj coronavirusit në rradhët e punëtorëve vullnetarë dhe pati mungesa për furnizimet zgjedhore, e cila gjë dërgoi në mbylljen e 175 prej 180 vendeve të votimit në Milwaukee, qyteti më i madh i shtetit.
Pse disa shtete nuk e pëlqejnë votimin me postë?
Në anën tjetër, 17 shtete kërkojnë që votuesit të japin një arsye të vlefshme pse nuk janë në gjendje të votojnë personalisht në mënyrë që të kualifikohen si votues me postë.
Këto shtete janë përballur me thirrje për të relaksuar kërkesat e tyre për t’i bërë më lehtë votimet në mungesë – megjithëse disa udhëheqës po rezistojnë.
Kongresi mund të hyjë dhe të mandatojë që shtetet të sigurojnë një nivel minimal të votimit në mungesë ose sistemin e votimit me postë në zgjedhjet kombëtare, por shanset për këtë janë të pakta.
A bien dakord palët për të mbrojtur zgjedhjet?
Jo. Duke pasur parasysh polarizimin intensiv të politikës moderne, nuk duhet të habitemi me faktin se kemi debate të ndryshme rreth mënyrës se si do të duhet të zhvillohen zgjedhjet gjatë një pandemie.
Vetë Donald Trump është kundër votimit me postë, duke thënë se mund të kemi mashtrime.
Ai gjithashtu ka sugjeruar që rritja e pjesëmarrjes nga lehtësimi i kufizimeve të votimit mund të dëmtojë kandidatët republikanë.
Por dëshmitë thonë se përmes votimit me postë fitojnë më tepër bashkpartiakët e presidentit pasi që votuesit republikanë janë të prirur më shumë të hedhin votën e tyre me postë më shumë se demokratët.
A rrezikohet demokracia amerikane?
Përhapja e coronavirusit po prek çdo aspekt të jetës amerikane.
Ndërsa Trump dhe politikanë të tjerë po bëjnë presion që jeta të kthehet normalitet, nuk ka asnjë garanci që të gjithë do të jenë mirë, ku shumë shtete kanë ndryshuar mënyrën e votimet të tyre parësor, konventat e partive në gusht, debatet e planifikuara presidenciale në tetor, apo edhe zgjedhjet e nëntorit ditë.
Në periudha normale, muajt në vazhdim do të shënonin rritje të interesit dhe aktivitetit politik kombëtar. Në këtë pikë, gjithçka është në dyshim – përfshirë edhe themelet e vetë demokracisë Amerikane.