A mund të përhapet nga buka dhe ushqimet e tjera Coronavirusi?

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero u është përgjigjur pyetjeve të publikut në lidhje me virusin që ka izoluar vendin.

A mund të shpërndahet nga buka dhe ushqimet e tjera?

– Jo, nuk ka studime që Covid-19 të përhapet nga ushqimet. Frutat dhe perimet duhet pastruar disa herë. Prandaj ju bëjmë thirrje që të qëndroni në shtëpi. Sa herë bëni një punë, lani duart me ujë dhe sapun.

A shpërndahet në përmjet ajrit?

– Jo, nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit. Covid-19 është një virus me peshë molekulare shumë të madhe. Transmetohet me anë të spërklave të pështymës.

Po ata që kanë bërë bypass, a janë më të rrezikuar?

– Të gjithë jemi të rrezikuar. Shmangi kontaktet direkte me personat e infektuar. (Shëndeti.al)

Të ngjashme