A ndiheni të trishtuar në verë? Është faji i Gushtit Blu

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Në gusht, moralisht ndiheni më të dobët, por thjesht nuk mund ta kuptoni pse? Mos u shqetësoni, sepse ky problem bën bashkë shumë njerëz, aq sa është riemëruar me emrin e “Gushti Blu”.

Gushti është ai muaj kalimtar dhe i pakëndshëm i vitit kur askush në të vërtetë nuk di se çfarë të bëjë. Nëse e doni verën, mund të jeni të trishtuar sepse jeni të vetëdijshëm për faktin se sezoni i nxehtë po mbaron, ndërsa nëse nuk jeni adhurues i madh i sezonit të verës, ditët që ju ndajnë nga mbërritja e vjeshtës mund të duken të pafundme për ju.

SINDROMA AFEKTIVE SEZONALE, SHKAQET DHE TRAJTIMET MË EFEKTIVE

Sido që të jetë, mund ta gjeni veten duke luftuar me ndjenja të pakëndshme ankthi, tensioni, melankolie dhe lodhjeje. Jo saktësisht më e mira për ata që thjesht duan të shijojnë ditët e fundit të pushimeve të tyre, nuk mendoni?

Por çfarë e shkakton të ashtuquajturën Gushti Blu? Shkaqet e këtij problemi mund të jenë të shumta, duke filluar me orën e brendshme akademike.

Pavarësisht nëse keni mbaruar studimet prej 10 ditësh apo 10 vjetësh, nuk ka rëndësi, brenda jush mund të vazhdoni ta shoqëroni këtë periudhë të vitit me fillimin e afërt të shkollës.

Nuk është saktësisht një moment i këndshëm për shumë. Gjatë kësaj periudhe, ju gjithashtu mund të ndaleni dhe të reflektoni në mënyrën se si e keni jetuar verën që po mbaron, dhe të zbuloni se nuk keni bërë gjithçka që keni dashur, duke u ndjerë paksa të zhgënjyer, dhe kështu duke përkeqësuar gjendjen tuaj shpirtërore.

Por si ta kapërcejmë problemin e “trishtimit në gusht”?

Në vend që të fshiheni në shtëpi, dilni, takoni njerëz, shkoni në det, bëni një aktivitet fizik të shëndetshëm, bëni banja dielli, dhe, mbi të gjitha, shtyni shqetësimet për punën në shtator, duke u përpjekur të mbani veten të qetë dhe të relaksuar gjatë këtyre javëve të fundit të gushtit.

Të ngjashme