A ndiqet Big Brother kaq shumë në botë sa shqiptarët

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 10:29 | Nga Ergys Mërtiri

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet po kaq shumë në të gjithë botën, siç na thonë apologjetët e banalitetit?

Sipas të dhënave nga Britania e Madhe, gjatë vitit 2023 një film dokumentar mbi natyrën ka tërhequr trefishin e audiencës së premierës se Big Brother-it të rikthyer pas 5 vitesh mungese. Filmi dokumentar “Planet Earth” renditet i teti në 10 eventet me audiencën televizive më të madhe. Ai mblodhi rreth 7.4 milionë shikues para ekranit, derisa 2.5 milionë pati premiera e BB, e cila as që iu afrua 10-shes.

Që Big Brother është një produk televiziv i llojit më të keq, që ai shfaq banalitet në një nivel fyes për publikun e që ai është i dëmshëm për shoqërinë, kjo është diçka e mirëpranuar në një rreth të gjerë kritikësh kudo nëpër botë dhe nuk ia vlen ta diskutojmë. E papranueshme është qe disa cinikë nëpër media kërkojnë ta amnistojmë banalitetin duke thënë se produkte të tilla i kërkon tregu dhe nuk kemi përse shqetësohemi sepse kjo ndodh në të gjithë botën.

Sigurisht fenomene problematike ka ne te gjithe boten, por kjo nuk eshte nje arsye per te mos u shqetesuar dhe aq me pak per ti pranuar problemet si te mireseardhura. Fundja ne te gjithe boten, paralelisht me problemet ka dhe njerez qe i kritikojne. Kerkesa per te mospranuar kritiken, ne emer te normalizimit te fenomeneve te kohes eshte dicka edhe me banale se vete produktet qe ata mbrojne dhe, per me teper, eshte dicka qe nuk ndodh ne te gjithe boten.

Por pervec kesaj duhet ta themi qe nuk ka nje vend te botes ku audienca shkon ne nivele te tilla sa ne Shqiperi. Audienca e BB preku rreth 3-4 perqind te popullsise britanike, ndersa ne Shqiperi u boshatisen rruget duke u berthyer te gjithe para ekranit me burra e gra, te moshuar e femije. Sigurisht ky eshte lajm i keq per gjendjen kulturore te shoqerise dhe kjo tregon keqedukimin e saj.

Audienca nuk eshte dicka natyrore qe i perzgjedh produktet mbi baze principesh primordiale te vendosura qe me lindjen e njeriut. Ajo eshte dicka qe kultivohet dhe rendja e shqiptareve per tu ushqyer ne pleh tregon sesi jane kultivuar shijet, botekuptimet, mendesite e tyre. Kjo tregon vetem sesa e varfer eshte bota e tyre kulturore, per te cilen sigurisht eshte punuar vite me rradhe. Kur media, politika, shkolla, mjedisi social e gjithcka tjeter kultivojne banalitet, shterpesi e injorance, patjeter qe kjo do reflektohet ne menyre kaq dramatike ne tregun mediatik, e me tej, kjo do te reflektohet ne gjendjen e djerrines kulturore ku ka ngecur shoqeria shqiptare.

Të ngjashme