A po e çon një mesazh të koduar Eman Rrahmani për Kodin Civil?

Prishtinë | 18 Maj 2023 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani e ka cituar veprimtarin Ukshin Hoti përmes një postimi në Facebook, një ditë pasi kolegia e tij nga partia paralajmëroi se disa nga të zgjedhurit e popullit kanë ndërruar mendje për Kodin Civil, i cili përmban edhe një nen që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i bashkësive civile ndërmjet personave të së njëjtës gjini.

“….sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe. Ukshin Hoti”, ka shkruar Rrahmani, një nga deputetët që është kundër atij neni.

Të ngjashme