A po kriminalizohet VV-ja?

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 11:31 | Nga Dardan Islami

Vetëm naivët e dëshpëruar kanë besuar që ky pushtet pa përvojë nuk do të korruptohet.

Në emër te luftës kundër korrupsionit këta i ndalën investimet, ata tendera që i dhanë shumica ishin njëburimor, formulë kjo e korrupsionit me lidhje te shkurtër.

Ky fenomen kërkon sekserë dhe partnerë të besueshëm, aktivistë, familjarë, apo dosta te ngushtë të njerëzve të pushtetit.

Në rastin e rezervave të shtetit, kemi shumë pikëpyetje dhe shumë shkelje ligjore, zyrtarë dhe sekserë të arrestuar, po ashtu edhe deshmitarë.

Ky do te jete nje rast interesant per organet e hetuesisë por edhe per ato te drejtësisë.

Duhet pasur parasysh faktin se Kurti e ka ndërtuar nje organizatë te fuqishme te cilën siç u tregua edhe në të kaluarën, ai i vetëm e kontrrollon me metoda staliniste, dhe si e tillë ajo vepron e mbyllur gati si gjysmë ilegale.

Këto ditë po mi kujtojnë ditët kur korrupsioni po lulëzonte në Kosovë pas lufte, dhe njerëzit besonin se presidenti Rugova është njeri me duar te pastra, por me vone u kuptua se jo te gjithë rreth tij kishin qenë me duar te pastra.

Të ngjashme