Këtë vit ajo ishte personazhi më i përmendur në mediet rozë, shkruan Kosovarja.
Viti 2018 ia ndryshoi jetën në thelb moderatores e cila i dha fund beqarisë me personin e zemrës, reperin Gjikon me të cilin është edhe në pritje të fëmijës së parë.
Jeta e saj private ka marrë vëmendjen më të madhe të publikut, e në rrjetet sociale ndiqet në çdo hap që bën.
Kësaj here, duke e ditur që është në prag të lindjes, ajo së bashku me vjehrrën me të cilën ka raporte të lidhura shumë ngushtë, po udhëtojnë jashtë vendit.
Edhe pse në postim Elita e ka cekur se po shkojnë diku vetëm për t’u kënaqur, mund të ndodhë që bebushi të linë jashtë Kosovës.