AAC paralajmëron për fushatën vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit

LIMAK HOLDING TARAFINDAN YAPIMI TAMAMLANAN ADEM YASARI ULUSLAR ARASI HAVALIMANI BASBAKAN ERDOGAN'IN DA KATILIMIYLA GORKEMLI BIR TORENLE HIZMETE ACILDI FOTOGRAF:IBRAHIM YILDIZ/PRISTINE, (DHA)
Prishtinë | 06 Maj 2019 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Autoriteti i Aviacionit Civil ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit.

Sipas AAC, kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundje, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Kosovës.

“Kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet në procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme