AAK-ja bojkoton Kuvendin deri më 6 prill

Prishtinë | 02 Mar 2017 | 13:33 | Nga

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht grupi parlamentar i AAK ka marrë vendim që ta bojkotojkë Kuvendin e Kosovës deri me datën 6 prill kur pritet të jepet verdikti përfundimar për Ramush Haradinajn.

“Të pakënaqur me angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës; Presidentit, Qeverisë por edhe Kuvendit në përpshpejtimin e lirimit të Ramush Haradinajt, Grupi Parlamentar i AAK-së merr vendim ta bojkotojë Kuvendin e Kosovës, deri me datë 6 Prill 2017.

Grupi Parlamentar i AAK-së, i bindur se nuk po ndërhyn në sistemin e drejtësinë, shtyrjen e vendimit për lirimin e Haradinajt, e konsideron padrejtësi në vete. Deputetetët e AAK-së, janë të zhgënjyer me neglizhencën që institucionet e Kosovës e kanë pasur në Rastin Haradinaj, por edhe në raport me fletarrestet e kundërligjshme të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës.

Ne deputetët e AAK-së, kemi vendosur për këtë masë, me bindjen se kjo do të kuptohet drejt dhe do të nxisë angazhimin e duhur të shtetit të Kosovës në mbrojtjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj” thuhet në njotimin e AAK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme