Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencën e radhës për medie, me ç’rast ka ftuar qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje.
Meliza Haradinaj nga kjo parti tha se deri më tani procesi zgjedhor po shkon mirë dhe se nuk është raportuar për ndonjë parregullsi të madhe.
“Çdo gjë po shkon mirë. Sipas të dhënave deri në orën 17:00 po del të jetë 30%. I ftojmë qytetarët qe ende nuk kanë votuar që të dalin të votojnë dhe ta kryejnë punën e tyre me dinjitetin më të lartë dhe të lajmërojnë për çdo parregullsi”.