Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Labinot Tahiri është bërë pjesë e AAK-së.
Haradinaj tha se ai është i dashur për publikun mbarëshqiptar si dhe tha qe Tahiri i ka qëndruar gjithnjë afër edhe gjatë sfidave në Hagë.
“Me deputetin Tahiri kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm në identifikimin dhe zgjidhjen e shumë sfidave të interesit kombëtar dhe ky angazhim i përbashkët do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Poashtu, u pajtuam për mbajtjen e një pritjeje anëtarësimi, të enjten nga ora 19:00, në Sheshin 21”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.