Departamenti për Politika të Mbrojtjës dhe të Sigurisë brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vlerëson se situatën e sigurisë në vend, është produkt i dialogut destruktiv, kundër interesave të shtetit.
“DPMS i AAK-së është i shqetësuar pas deklaratave kërcënuese të zyrtarëve të lartë nga Serbia, si dhe veprimeve të tyre të fundit duke filluar me murin, ndalesës së z. Haradinaj në Francë, trenin – të gjitha këto me konotacion politik, vazhdimësi e ish-pushtetit të diktatorit Millosheviq”, vlerëson AAK.
Veprimet e tilla janë provokime të hapura ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërsa rritja e numrit të ushtarëve serb në brezin kufitar me Republikën e Kosovë paraqet kërcënim direkt për mjedisin e sigurisë në Kosovës dhe rajon.
“DPMS i AAK-së i mirëpret të gjitha angazhimet shtetërore dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë NATO-n, për gadishmërinë e ofruar përball çdo situate në ruajtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës. Pra, nevoja që Kosova të bëhet me ushtri është tepër urgjente, gjetja e një opcioni formal, do të nënkuptonte zgjërimin e misionit të FSK-së deri në krijimin e kushteve për transformim të plotë”, përfundon komunikata e AAK-së.