Kryetari i AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj së bashku me kryetarin e AAK-së për Bayern, Selim Hotin dhe anëtarët e kryesisë së kësaj dege, kanë mbajtur takimin e radhës, me ç’rast kanë diskutuar për zgjerimin e mëtutjeshëm të AAK-së, respektivisht për krijimin e degëve dhe nëndegëve të reja.
Gjithashtu mysafir nderi ishin edhe nënkryetari i LAPSH për Bavari, Armend Ismajli dhe menaxher i financave të LAPSH për Bavari, Xhymshit Tafa.
Me këtë rast, Blakaj e falënderoi Degën e AAK-së për Bayern për angazhimin dhe punën e pandalur në zgjerimin, rritjen dhe fuqizimin e AAK-së në Gjermani.