AAK-ja do të garojë me Nehat Pecin në Mitrovicë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili ka dhënë edhe një biografi të shkurtër të kandidatit të tyre për kryetar të Mitrovicës.
“Nehat Peci do t’i prijë Aleancës në garën për Mitrovicën. Ai është jurist i njohur, me përvojë jetësore në jurisprudencë, e gjithashtu ka mbaruar Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare. Nehati është rritur me AAK-në. Ai paraqet vullnetin dhe qasjen e sinqertë të Aleancës për Mitrovicën, gjatë tërë historisë së saj politike”.
“Mitrovica jonë e zemrës, tani ka rastin të përcaktohet për një qeverisje që ka prioritet vetëm qytetarët dhe mirëqenien e tyre. Suksese e fitore!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Deri tani nga kandidaturat që janë zyrtarizuar dihet se Nehat Peci nga AAK-ja do të jetë në garë për të parin e Mitrovicës me Bedri Hamzën e PDK-së dhe Armend Agollin e LDK-së.