Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), raporton Ekonomia Online.
Muharrem Nitaj nga AAK-ja, ka akuzuar Presidentin e vendit për mosemërimin e anëtarit të këtij subjekti në KQZ.
Ai kërkoi që sa më shpejt të emërohet ky anëtar në mënyrë që të mos kuptohet që mund të jetë lojë e ndonjë partie apo vet Presidentit.
“Jemi gati në zgjedhje dhe AAK ende nuk është përfaqësuar nga anëtari në KQZ. Presidenti i cili është dashur të nominojë dhe nuk e ka bërë një gjë të tillë. Ky është një gabim i rëndë dhe duhet të përmirësohet. I bëjmë thirrje presidenti Thaçi që të merret me këtë çështje dhe të emëroj një anëtar të AAK-së. As partia e PSD-së nuk është e përfaqësuar në KQZ, është e pakuptueshme që këtë koalicion nuk mund të ketë pjesëtar në KQZ. Nuk duam të kuptojmë që mund të jetë një lojë e ndonjë partie apo edhe vet Presidentit”, tha ai.
Nitaj theksoi se AAK ka informacione lidhur me keqpërdorimin e konkurseve në institucionet publike bërë pazare me vota.
“Sapo mora informacionin që është hap një konkurs për vendin e punës në KEK, ju bëjë thirrje ministrive që mos të hapin konkurse që ta orientojnë votën mbrapsht. Jemi në një situatë që institucionet politike të mos bëjnë pazare me vota. Kemi informacione për shpërndarjen e parave në zona të ndryshme dhe kjo është e papranueshme”, tha Nitaj.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, kërkoj nga Presidenti të nominojë Ibrahim Selmanaj, siç tha për të parë se nuk po bëjnë veprime me orientimin e votave.
“Ne kemi bërë kërkesën që anëtari i AAK-së, Ibrahim Selmanaj, të jetë në KQZ. E kemi bërë një gjë të tillë, pastaj kanë hasur në problem sepse vetëm dy anëtarë sipas Gjykata kushtetutës i takojnë koalicionit PAN. I kam dërguar dy herë shkresa Presidentit dhe kryetarit të koalicionit PAN, Kadri Veselit. Për të parë se nuk po bëjnë veprime të kërkojmë që ta dërgojnë Ibrahimin sepse anëtarin e PDK-së e kanë dërguar pa u informuar nga koalicioni”, tha Isufi, raporton EO.