Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i KQZ-së, Ibrahim Selmanaj nga subjekti i AAK-së ka kërkuar rinumërim të plotë të votave, pasi siç ka thënë ai vetëm në këtë mënyrë pastrohet procesi zgjedhor, raporton Ekonomia Online.
“Hetuesia ruhet të merret me secili komisioner në secilën qendër e vendvotim aty ku ka bërë ndërhyrje, dhe kërkojë nga KQZ-ja që të bëhet një rinumërim i plotë në mënyrë që të pastrohet si proces në mënyrë që të evidentohen keqpërdorimet”, tha Selmanaj.
Ndërsa, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se për rinumërim të plotë vendos KQZ-ja, ajo shton se nëse pajtohen të giithë anëtarët atëherë kjo mund të ndodhë.
“Objekti i hetimit nuk janë kutitë tjera por vetëm ato që janë rinumëruar ditën e parë ato të votave me kusht ato janë objekt i hetimit por jo edhe ato që janë duke u rinëmuëruar edhe ato 134 të djeshit nuk janë objekt i hetimit por nëse dalin dallime do të hetohen edhe ata komisionerë, sa i përket rinumërimit total nuk mundem me dhënë ndonjë vendim dhe ajo është çështje e vendosjes së KQZ-së dhe nëse merr përkrahjen atëherë do të ndodhë”, tha Daka.
Por me kërkesën e Selmanajt nuk është pajtuar, anëtari i KQZ-së nga VV-ja Sami Kurteshi, siç tha ai kjo i tejkalon kërkesat ligjore.
“Kërkesa për rinumërim të plotë i tejkalon edhe kërkesat ligjore dhe dallimet e mos përputhjeve mirë shihen ku janë dhe e kuptoj se gjithmonë ata dhe nuk ka shenja që është i domoadoshëm rinumërimi i plotë”, tha Kurteshi.
Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së tha se nga 134 vendvotime që ka vendosur PZAP-i të shkojnë në rinumërim, siç thotë ai 19 prej tyre është dashtë t’i nënshtrohen rinumërimit të plotë.
“Sekretariati me datën 8 mars kemi filluar me rinumërimin e vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-ja. Procesi ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme bëhet fjalë për 134 vendvotime prej tyre 19 venndvotime është dashur t’i nënshtrohen rinumërimit të plotë se brenda tyre ka pasur fletëvotime të subjkteve tjeta, procesi është akoma në proces dhe besoj që gjatë ditës së sotme mbyllet, deri nesër do ta mbyllim dhe do t’i tregojmë KQZ-së të gjeturat”, tha Ahmetaj.
“698 deri më tani të rinumëruar apo 29,9%, dhe ne jemi në prag të përfundimit të procesit dhe shpresojmë që deri nesër t’i përmbyllim”,tha tutje ai.
Mirëpo, Daka ka kërkuar një herë raportin nga Sekretariati i KQZ-së, që nese ka ndryshime të mëdha në rezultate atëherë mund të ekzistojë mundësia edhe për ndonjë rinumërim tjetër .
“Nëse ka dallime që ndryshojnë radhitjen e rezultateve presim që ta shohim raportin nese a ka nevojë për ndonjë rinumërim tjetër”, shtoi ajo.
Ndërsa, Arianit Elshani nga PDK-ja tha se këkresa e Selmanajt për rinumërim të plotë është legjitime pasi që kanë dal edhe disa video incizime.
“Kërkesa është ligjitime për faktin se ka disa fakte dhe janë disa video-incizime”, u shpreh Elshani.