AAK-ja mbledh përfaqësues të medieve e shoqërisë civile, diskutojnë rreth situatës politike

Prishtinë | 20 Kor 2023 | 12:48 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbledhur përfaqësues të medieve e shoqërisë civile të enjten në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Onlina.

Ky takim është pjesë e ciklit të diskutimeve për situatën politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë.

Kryetari i partisë Ramush Haradinaj, falënderoi mysafirët për kontributin e dhënë në senzibilizimin dhe informimin e masës.

“Së pari është shumë mirë që secili nga ne, veçanërisht ata që kanë mundësi të sensibilizojnë më tej për sfidat me të cilat po përballemi ne si vend. Ky sensibilizim vazhdon më tej me përballim dhe unë e mirëpres punën e secilit për atë që po kalon Kosova, për çka po kalojmë si shoqëri, si vend. Shpreh falënderim për angazhimin tuaj, përgjegjësitë tuaja”.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se tryezat e tilla e kanë për qëllim nxjerrjen e qëndrimeve të të gjithëve për gjendjen në vend.

“Kjo tryezë qëllimin e ka të japë pozicione tonat se si e shohim gjendjen aktuale në Kosovë, por presim prej juve të jeni kritike si në kohën kur kemi qenë në pozitë e si atëherë në opozitë”.

“Së pari do të dëgjohet fjala e kryetarit dhe pastaj jo se kemi çfarë të fshehim por do mbyllim dyert për të vazhduar me një konferencë për medie”.

Diskutimi me të pranishmit u zhvillua i mbyllur për medie dhe në fund do të ketë edhe konferencë për medie.

Kjo është e dyta tryezë pas takimit me Sindikatat në të cilën u diskutua për Ligjin e Pagave dhe ndryshimet që ndodhin nëpër sektorë.

Të ngjashme