AAK-ja me fond prej 1 miliard euro për të nxjerrë vendin nga kriza e pandemisë

Prishtinë | 18 Jan 2021 | 15:23 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar Programin Zgjedhor 2021-2025, ku tha se partia e tij ka planifikuar një fond prej 1 miliard euro për të nxjerr vendin nga kriza e pandemisë.

Kryetari i AAK-së, njëherit edhe kandidat për president nga kjo parti, Ramush Haradinaj në fjalës hyrse të tij para të pranishmëve tha se Aleanca është e bindur në suksesin e saj në këto zgjedhje të parakohshme nacionale.

Ai tha se këtë bindje i mbështesin në disa shtylla.

“Aleanca është e bindur në suksesin e saj në këto zgjedhje. Këtë bindje e mbështesim në disa shtylla; e para janë punët e mëdha që i kemi kryer në tri vitet e fundit, e nuk është tepër me i përmend disa prej tyre si Ushtria e Kosovës, Ligji për Trepçën, Pavarësia energjetike, Ligji për Kryeqytetin dhe dhjetëra punë të tjera”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se në këto zgjedhje Aleanca ka një listë të jashtëzakonshme të kandidatëve për deputet me përgatitje të duhur e me integritet për Kuvend.

Sipas Haradinajt, programi zgjedhor i AAK-së është më i mirë i mundshëm i cili ndahet në katër shtylla.

“E para është ekonomia. E kemi një plan të detajuar si të dalim nga kriza e shkaktuar nga Pandemia…E kemi ideuar krijimin e Fondit të ringjalljes prej 1 miliard eurosh që është i realizueshëm e që garanton daljen nga kriza”, shto ai.

“Mandej është zhvillimi ekonomik për 4 vitet e ardhshme që parasheh një zhvillim të qëndrueshëm të vendit”, theksoi Haradinaj gjatë shpalosjes së programit.

“Shtylla e dytë e këtij programi është “siguria dhe shteti i së drejtës”  që ofron garancë për funksionimin e shtetit të sigurt e të mbrojtur dhe sundim të ligjit”, tha ai tutje.

“Shtyllë e tretë e programit tonë janë krejt fushat sektoriale duke filluar nga arsimi, shëndetësia, mjedisi, rinia, kultura e deri te sporti. Ne jemi të vetëdijshëm se ka pasur mangësi në menaxhimin dhe qeverisjen e krejt këtyre fushave dhe ne e kemi gjetur modelin se si t’i adresojmë këto sfida”, tha në fjalën e tij kandidati I AAK-së për president, Ramush Haradinaj.

Gjatë prezantimit të programit, ai foli edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia në Kosovë.

 “Për arsye të njohura nga situata e krijuar me pandeminë, do të fokusohemi më shumë te shëndetësia. Në pjesën e shëndetësisë, programin tonë e kemi konceptuar në ndërtimin e një sistemi që do të mundësojë trajtimin e të gjithë atyre që kanë nevojë, e jo të na ikin pacientët e mjekët jasht vendit”, tha ai.

Haradinaj shtoi se programi qeverisës i AAK-së parasheh një varg veprimesh në funksion të fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Shtylla e katërt, Politika e jashtme, me një varg veprimesh në funksion të fuqizimit të shtetit në arenën ndërkombëtare, njohjeve të reja, antarësimi në organizata ndërkombëtare dhe forcimi i marëdhënieve me aleatët strategjikë. Me programin tonë, theks të posaçëm i kemi dhënë antarësimit të Kosovës në NATO dhe integrimit në BE”, tha Haradinaj.

Ish- zëvendësministri i Financave në Qeverinë Haradinaj, tani kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, Fatmir Gashi, gjatë këtij prezantimi ka folur për shtyllën ekonomike.

Mes tjerash ai tha: “Vështirësia më e madhe me të cilen po ballafaqohemi sot është vështirësia e krizës ekonomike,politikat qeveritare të fundvitit të kaluar ishin në kundërshtimme logjikën e thjeshtë e të shëndosh të ciklit ekonomik, fillimisht kishim mbylljen e plotë të shoqërsië si pasojë e pandemisë, gjë që e mbylli ekonominë për tre muaj rresht, për kohën kur kishim vetëm dy raste infektimi , ishte vendim i pamatur i qeverisë Kurti. Sikur të mos ishte e mjaftueshme kjo u përcoll me ndalesën e të gjitha investimeve kapitale duke vështirësuar edhe qarkullimin edhe ashtu të cunguar financiar,pra ishte vendim i panikut. E tëra kjo u mbështet në një pako konservatore të mbështetjes ekonomike, ishte vendim që vinte nga mungesa e vizionit dhe qartësia, rezultatet e këtyre politikave dhe vështirësive ekonomike që i krijuan ata, po i jetojmë edhe ne sot . Bruto produkti vendor ka hasur në një rënje të thellë që numri mbrëmë ishte 8.8% ka rënje ekonomia në vitin 2020, si pasojë e kësaj rreth 50mijë deri në 60 mijë punëtorë kanë mbetur pa punëgjatë vitit 2020, afërsisht 150 mijë punëtore kishin aplikur për pagën 170 euro nga pakoja emergjente si rrjedhojë e pamundësisë së punëdhënësit për të paguar pagat për muajin mars dhe prill të vitit të kaluar”, theksoi Gashi.

Pas analizës së thuktë të gjendjes, Gashi foli për planet programore të Aleancës konkretisht shtyllën ekonomike. Ajo ndahet në dy pjesë , pakoja për rindërtim ku përfshihen ndihma për biznese, ndihma për qytetarë dhe lehtësirat fiskale dhe Aleanca për zhvillim ku përfshihen energjia dhe industria dhe aspekte të tjera që stimulojnë rritjen ekonomike.

Anëtari i kryesisë, Selim Selimi, tha se rritja e buxhetit për ushtrinë është ndër prioritetet e AAK-së.

“Siguria dhe sundimi i ligjit është pika më e fortë e qeverisjes së aleancës. Ramushi e themeloi ushtrinë. Dyfishuam pagat për prokurorë e gjykatës. Siguria dhe anëtarësimi në NATO janë themelore për presidentin e ardhshëm. Projekton rritje të buxhetit për ushtrinë. Do përmirësojmë infrastrukturën e ushtrisë. Mbrojtja civile synon angazhimin dhe mobilizimin e popullit në çdo lloj mbrojtje”, u shpreh ai.

Tutje, Selimi tha se paga minimale e policëve do të jetë 700 euro.

“Për sundimin e ligjit kemi krijuar planin ku lufta për një shtet në drejtësi nuk do të ndalet. Do të reduktohet korrupsioni. Ramushi do ta bëjë Kosovën një shtet të sigurt për tu jetuar. Do ta mbajmë fjalën për sigurimin e pagës minimale prej 700 euro për policët. Rritje numrit të prokurorëve e gjyqtarëve në departamentin e krimeve të luftës. Anëtarësimin e Kosovës më NATO. Ne e mbajmë fjalën me Ramushin president”, tha ai.

Shemsedin Dreshaj, duke folur sektorin e shëndetësisë, tha se ai do të jetë prioritet i AAK-së.

“Shëndetësia do të jetë top prioritet. Shërbime cilësore për qytetarët. Do të rishikojmë rrjetin ekzistues të vendit dhe do ta riparojmë atë. Do ta avancojmë mjekësinë familjare. Do të përkujdesemi në mënyrë të veçantë për rininë tonë. Avancimi i Spitalit Rajonal të Pejës. Do të investojmë në aparaturë moderne dhe do përkujdesemi që shërbimi shëndetësor të ketë 360 ditë. Na nevojitet bazë financiare që do ta sigurojmë përmes rishkrimit të buxhetit, sigurimeve shëndetësore”, tha ajo.

Meliza Haradinaj -Stublla tha se programi i AAK-së rreth politikës së jashtme do të jetë i fokusuar në bashkëpunimin me ShBA-të, si dhe ballafaqimin e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

“Programi ynë garanton që Kosova është e paprekshme dhe e pakushtëzueshme. Bashkëpunimi i përhershëm strategjìk me ShBA-në është prioritet i ynë. Ky program është pakti që synon ta jetësoj Kosovën që e duan të gjithë. Që do t’i demotivoj e zmbrapsë ata që s’e duan. Do të mbrojmë sovranitetin, kushtetutën, trashëgimin e vlerat historike. Do të kultivojmë lartësimin e marrëdhënieve me Shqipërinë”, u shpreh ajo.

“Do të punojmë për anëtarësim të Kosovës në UNESCO. Do ta ballafaqojmë Serbinë me të bëmat e saj gjenocidale. Njohje të ndërsjellë dhe dhënie të drejtësisë për Kosovën. Do të punojmë fort për forcimin e FSK-së”, tha Haradinaj-Stublla.

Të ngjashme