AAK-ja me Rezolutë mbështetëse për të përkrahur atë të PE-së lidhur me sulmin e 24 shtatorit

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 12:19 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të propozojë Rezolutë mbështetëse për të përkrahur atë të Parlamentit Evropian lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie.

Rezoluta e PE-së që përmban 28 pika në të cilat flitet për zhvillimet e fundit politike dhe procesin e dialogut, e dënon në formë të fuqishme këtë agresion.

“GP i AAK-së do t’i propozojë Kuvendin mbajtjen dhe miratimin e një deklarate politike për dy çështje; e para një rezolutë mbështetëse nga Kuvendi për rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila si asnjë herë më parë e ka dënuar sulmin në Banjskë”.

“Unë nuk e di a e keni parë këtë Rezolutë, por kjo Rezolutë e PE e dënon në masën më të madhe Serbinë në sulmin terrorist në Banjskë. Nëse e marrim pikën e parë, e dënon me gjuhë shumë të ashpër dhe quan sulm terrorist dhe i bën thirrje vendeve anëtare që nëse nuk e kanë dënuar, ta bëjnë sa më shpejt”, tha Tahiri.

Të ngjashme