PDK: AAK po mundohet t’i manipulojë banorët e Komoranit

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Dega e PDK-së në Drenas ka akuzuar sot Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës se po mundohet t’i manipulojë banorët e Komoranit, vetëm tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Sipas PDK-së, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, e cula udhëhiqet nga Pal Lekaj i AAK-së, Anë mënyrë antilogjore të njëanshme dhe pa procedura ka hapur pengesat në kryqin e Kamaranit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve në trafik.

Kryetari i PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha, përmes profilit të tij në Facebook, ka shkruar se kohë më parë ata ia kanë drejtuar disa kërkesa me shkrim Ministritë të Infrastrukturës, Pal Lekaj që të mundësojë hapjen e kryqit në Komoran, duke e mundësuar hyrjen dhe daljen.

“Kjo ministri asnjëherë nuk e ka trajtuar kërkesën e qytetarëve të Komoranit dhe nuk ka angazhuar ekspertë të komunikacionit, të cilët ofrojnë mundësinë më të mirë të hapjes së këtij udhëkryqi”, ka shkruar ai.

Më tej, Hoxha ka shkruar se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar para qytetarëve të Komoranit që ky problem do të zgjidhet shpejt përmes lidhjes së rrugës me katër korsi Komoran-Drenas-Skenderaj.

“Sot, Ministria e Infrastrukturës në formë joligjore, pa asnjë ekspertizë nga ekspertë vendorë e as ndërkombëtarë kanë ardhur për qëllime krejtësisht politike dhe po tentojnë që jashtëligjshëm të bëjnë hapjen e udhëkryqit në Komoran”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ky veprim, përveç që është joligjor, i pabazuar në asnjë studim, është edhe veprim që rrezikon jetën e qytetarëve të Kosovës.

“PDK-ja ka bërë shumë investime në Komoran, ka plan konkret edhe për çështjen e udhëkryqit në Komoran, prandaj ju bëjmë thirrje që të mos bini pre e provokimeve të tilla, të cilat kanë për qëllim të marrin vetëm një grusht votash dhe të rrezikojnë jetën tuaj dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Në reagimin e Hoxhës thuhet se zgjidhja e këtij problemi do të bëhet nga Kryeministri i ardhshëm, Kadri Veseli, i cili për këtë problem ka plan konkret të detajuar nga ekspertë të komunikacionit, plan i cili ofron siguri të plotë për të gjithë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme