Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se sot do mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie.
Konferenca do të mbahet në orën 10:00 në hollin e Kuvendit, ndërkaq para mediave do të dalë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.
“Ju ftojmë në konferencën e jashtëzakonshme për media, në të cilën do të paraqitet deputeti Bekë Berisha. Konferenca fillon në ora 10:00 dhe mbahet në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.