AAK kërkon debat parlamentar për Qeverinë Kurti, Tahiri: Ekonomia dhe punësimi zero

Prishtinë | 20 Shk 2023 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar debat parlamentar për Qeverisjen dy vjeçare të Kurtit, ku do të trajtohen 10 pika, raporton Ekonomia Online.

“AAK ka kërkuar një debat parlamentar për punën e Qeverisë për këto dy vite. E shohim shumë të rëndësishme që Kuvendi që me nië rezolutë të merret me 10 pika që i kemi propozuar”.

“Ekonomia dhe punësimi kanë qenë zero. Një plagë që po i kthehet Kosovës është ikja. E treta lidhet me administratën e shtetit. Çështja tjetër lidhet me pagën minimale në sektorin privat. Çështja tjetër lidhet me sigurinë. Ushtarët në FSK janë duke e lëshuar atë dhe aplikimi është duke rënë. Çështja tjetër që lidhet është me energjinë. Që dy vite nuk ka as një veprim për energjinë. Janë edhe tri tema, për shëndetësinë, çështja tjetër lidhet me arsimin. Dhe e fundit në temën sektoriale janë skemat sociale. Dhe e fundit lidhet me dialogun, me marrëveshjen. Marrëveshja nuk guxon që të “zhagitet”, nuk bënë që të vonohet”, tha ai.

Ai sa i përket takimit të 27 shkurtit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë tha se si opozitë nuk kanë as një informacion se çka do të diskutohet në atë takim.

Ai po ashtu kritikoi agjendën legjislative të kësaj qeveria ku tha se është një agjendë e dështuar.

“Ne nuk kemi as një informacion për këtë takim, nuk dimë se për çka po ndodh ky takim. Marrëveshja duhet që të ndodhë sa më shpejt. Marrëveshja është finale, marrëveshja është kontraktuale dhe i hap rrugë që shtetet që se kanë njohur ta njohin Kosovën”.

“Agjenda legjislative është letërnjoftimi i një qeverie. Ligjet që e prekin qytetarin ende nuk kanë ardhur. Ne e dimë që ligji i pagave e ka deformuar. Nuk kemi dorë në agjendën legjislative, është në dorën e qeverisë. Opozita në këtë çështje është e kufizuar. Agjenda legjislative e vitit të kaluar është agjendë e dështuar”, tha ai.

Të ngjashme