AAK-NISMA: Mos të shitet asnjë pjesë e Kosovës

Prishtinë | 31 Gus 2016 | 14:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Liderët e dy partive opozitare, Ramush Haradinaj nga AAK dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, gjatë një konference të përbashkët kanë bërë të qarta edhe njëherë qëndrimet ndaj marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Të dy liderët u kanë bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë propozimin e Qeverisë së Kosovës për kufirin me Malin e Zi.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksoi se Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa janë shpirtra të shitur, dhe u ka bërë thirrje që të mos e shesin asnjë pjesë të Kosovës.

“Shpirtrat e shitur e të prishtë përmes votës së fshehur po provojnë ta shesin Kosovën. Kjo nuk është për agjenda politike, por për tokë të Kosovës. Këta shpirtra të prishtë nuk guxojnë të shiten e nuk munden tu fshihen pas ndërkombëtarëve”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka ritheksuar se qëndrimi i AAK dhe NISMA është i qartë dhe ata do të shkojë në kuvend që të votojnë kundër pikës për demarkacionin.

Sipas tij deputetët nesër duhet që të jenë në përputhje me betimin që e kanë bërë.
Ndërkohë ata kanë thënë edhe njëherë se nuk do të jenë pjesë e protestës së nesërme jashtë Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme