Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë, ku ka diskutuar për zhvillimet politike e institucionale në vend si dhe për zgjedhjet e brendshme në parti.
Kryetari i AAK-së dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka informuar bashkëpartiakët e tij për përpjekjet që po bëhen në adresimin e çështjeve me prioritet për vendin, duke përfshirë avancimin e zhvillimit ekonomik, por edhe çështjen e demarkacionit.
Këshilli Drejtues i AAK-së ka vendosur që të vazhdohet me procesin zgjedhor në degët e AAK-së, në mënyrë që zgjedhjet në parti të përfundojnë brenda afatit.
Këshilli Drejtues është përcaktuar që ky proces zgjedhor në AAK, njëkohësisht të jetë proces i përfshirjes së kuadrove të reja në të gjitha nivelet e organizimit në parti.
Po ashtu në këtë mbledhje janë përcaktuar afatet e përfundimit të procesit zgjedhor nëpër degë.