AAK: Do ta ndryshojmë Suharekën

Suharekë | 08 Tet 2017 | 21:29 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vazhduar fushatën zgjedhore me një tubim në mbrëmje në Suharekë, ku ka premtuar se do të bëjë ndryshime të mëdha në këtë qytet nëse e merr besimin për ta drejtuar.

Kryetari i Aleancës, njëherësh kryeministër i vendit, ka thënë në Qeverinë qendrore tashmë janë njerëzit që populli ua ka dhënë besimin. Ai ka thënë se marrja e drejtimit të Qeverisë nga AAK-ja e dinamizuar punën.

“Dhe fushata e Aleancës po jep dëshmi të mira. Çdo herë i mendoj pengesat e këtij vendi… Unë po bëj përpjekje që me mbërri te qytetari”, tha Haradinaj.

Ai ka folur për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), përmbushja e të cilës, sipas tij, do ta sjellë liberalizimin e vizave. Kurse për FSK-në tha se janë duke punuar që të avancohet dhe anëtarësohet në NATO. “Dhe kjo do të ndodhë”, u zotua ai.

E Bali Muharremaj i cili synon të drejtojë Komunën e Suharekës ka treguar çfarë do bëjë në katër vitet e ardhshme.

“Kemi përgatitur një program, në bashkëpunim me qytetarët dhe shoqërinë civile. Programi është i thjeshtë dhe kemi vullnetin për ta ndryshuar Therandën. E para është ndryshimi i administratës; pikë tjetër është arsimi, i cili ka degraduar. Në mandatin tonë arsimi do të jetë cilësor. Shëndetësia do të lulëzojë… Asnjë mjek nuk do të mbetet pa punë pas 1 janarit 2018”, tha Muharremaj.

Tjetër prioritet i qeverisjes së AAK-së në Suharekë do të jetë bujqësia, si një sektor i rëndësishëm për këtë komunë.

“Bujqit nuk do të sillen nëpër oborr të Komunës, por Komuna do të shkojë nëpër oborre të bujqve”, është shprehur Muharremaj, i cili ka premtuar subvencione dhe mbështetje për bujqit.

Të ngjashme