Zhvillimi ekonomik dhe prodhimi bujqësor në nivel vendi, janë vazhdimisht “tema të nxehta” të debateve ekonomike, pavarësisht se shpesh për politikat zhvillimore, debatojnë personalitete pa përgjegjësi profesionale.
“Suksesin” e politikave zhvillimore, e kontestojnë treguesit financiar. Politikat qeveritare po i kontribuojnë zhvillimit ekonomik të vendeve të rajonit përmes importit dhe po e dëmtojnë perspektivën e zhvillimit vendor dhe për pasojë kemi shtimin e “varfërisë nacionale, “thellim të krizës ekonomike në vend” etj.
Pasojat e kësaj gjendje në vend, korrespondojnë me këta tregues:
Akoma nuk po arrijmë të prodhojmë mallra për kërkesat e tregut vendor,
Eksportojmë vetëm mbetje te mallit teknik të amortizuar (nga depot e varrezave të makinave, pa asnjë vlerë të shtuar ekonomike dhe kapitale),
Jemi i vetmi vend që eksportojmë fuqi punëtore e jo edhe mall për treg dhe importojmë sasi të mëdha të mallrave dhe të prodhimeve bujqësore.
Konstatimet dhe vlerësimet e tilla, ilustrohen me shumën e kapitalit që migron jashtë vendit përmes politikave ekonomike me monopol të tregtarëve dhe qeveritarëve, në shërbim të tregtarëve. Ja faktet e pa kontestueshme të ASK-së, për gjendjen e mjerë të raportit “eksport- import” dhe bilancit negativ tregtar (Tabela 1).
Një gjendje e tillë, po e thellon dukshëm bilancin tregtar negativ gjatë periudhës pesë vjeçare nga 2,1 miliard (në vitin 2011) në 2,3 miliard (në vitin 2015), që vërehet nga Grafikun 1.
Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, konstaton se pavarësisht që ndodhemi në prag të mbjelljeve pranverore, MBPZHR-ja nuk ka hartuar politika të duhura bujqësore për sipërfaqet që duhet të mbillen me kultura pranverore, të cilat duhet të jenë me rezultate konkrete në Bruto Prodhimin Vendor (BPV).
Kjo amulli është karakteristikë e kësaj Qeverie, sepse deri me tani asnjëherë nuk po paraqiten me korrektësi pasqyrat reale të prodhimeve bujqësore, për të vetmin fakt, sepse vazhdimisht zyrtarët qeveritar po përpiqen ti arsyetojnë subvencionet, të cilat edhe këtë vit do t’a kenë objektivë nënshtrimin ndaj importeve marramendëse. Sërish qeveritarët në prononcimet e tyre, rritjen ekonomike do t’a arsyetojnë me remitanca dhe me rritjen e konsumit, e jo me zhvillimin ekonomik.
Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, është i brengosur për mungesën e planeve operative dhe politikave të mirëfillta bujqësore, pavarësisht se ndodhemi në prag të mbjelljeve pranverore, shumica e rajoneve prodhuese karakterizohen me sipërfaqe djerrë, të cilat lehtësisht mund të vërehen nga vëzhgimet në terren.
Ky indikator, zyrtarëve qeveritar duhet tua tërheq vëmendjen për prononcimet megalomane dhe raportet apokrife që i paraqesin se ato nuk vlejnë, krahas fakteve të dukshme të sipërfaqeve djerrina. Ngjashëm sikurse në bilancin e përgjithshëm tregtar të eksport- importit total, edhe në import-eksportin e prodhimeve bujqësore (2011-2015), bilanci tregtar është tejet negativ për periudhën pesë vjeçare nga 530 milion euro (2011) në 590 milion euro (2015), që vërehet në Grafikun 2.
Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, konstaton se MBPZHR-ja, bujqësinë vendore në prag të mbjelljeve pranverore, po e shpie edhe në dy paradokse:
a) Në vend do të kemi pamjaftueshmëri të prodhimit vendor dhe import marramendës dhe,
b) Për prodhimet e caktuara, mund të kemi hiper-prodhim, pa rrugë të plasmanit.
Grupi i ekspertëve të AAK-së, tërheq vërejtjen se MBPZHR-ja, për mbjelljet pranverore nuk duhet t’i licencojë furni torët që importojnë in-pute bujqësore me origjinë të dyshimtë (plehra, farëra, pesticide etj.). MBPZHR-ja, duhet të ofrojë raporte profesionale publike për analizat që kryhen për farërat që përdoren për mbjellje, plehrave minerale, pesticideve etj.
Fermerët vendor, mbjelljeve pranverore duhet tu qasen seriozisht, ti zbatojnë me përpikëri në afate optimale, të përdorin për mbjellje inpute cilësore (standardizuara) dhe kërkojmë nga MBPZHR-ja t’a mbështes prodhimin vendor, që në vend mos të kemi import marramendës.