AAK thërret konferencë të jashtëzakonshme për media, nuk dihet arsyeja

Prishtinë | 15 Pri 2022 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka njoftuar se në orën 15:50 zyrtar të këtij subjekti politik do të flasin para mediave.

Por përveç njoftimi të orës dhe vendit, aty nuk janë shënuar arsyet ose tema për të cilën do të flasin zyrtarët e partisë më të madhe opozitare në vend.

“Ju njoftojmë se sot me fillim nga ora 15:50, grupi parlamentar i AAK-së mban konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ju ftojmë ta përcjellni këtë ngjarje”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme