Ekonomia Online
FUNDIT

Abazi: Amerika nuk i do servilët dhe të korruptuarit

Abazi: Amerika nuk i do servilët dhe të korruptuarit

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, deklaroi se Amerika i do patriotët dhe jo servilët, e aq më pak të korruptuarit. Abazi në një postim në Facebook, tha se ashtu siç kanë premtuar në fushatë elektorale, larguan tarifën dhe filluan zbatimin e reciprocitetit. “Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe […]

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, deklaroi se Amerika i do patriotët dhe jo servilët, e aq më pak të korruptuarit.

Abazi në një postim në Facebook, tha se ashtu siç kanë premtuar në fushatë elektorale, larguan tarifën dhe filluan zbatimin e reciprocitetit.

“Ashtu siç premtuam në fushatë elektorale, në marrëveshje të koalicionit dhe në programin qeverisës. Largimi i tarifës u bë dje dhe filloi zbatimi i reciprocitetit”, shkroi ai. 

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156938115785718

Të ngjashme