Abazi: Janë dhjetra deputetë të pakënaqur brenda VV-së, por njëherë nuk po flasin

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 22:00 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka thënë se përveç tij, brenda Grupit Parlamentar ka dhjetëra deputetë tjerë të pakënaqur.

Ai në TV Dukagjini, ka thënë se ata do të flasin në një kohë për këto pakënaqësi.

Abazi ka rrëfyer për ato që ai i quan “kërcënime dhe presione”, ndaj deputetëve për t’u votuar shkarkimi i tij.

“Ka shumë të pakënaqur dhe janë shtylla e vlerave dhe demokracisë së brendshme të VV-së. Unë mendoj që kanë folur, do të flasin dhe sot shkelja e dytë që u bë, s’ishte emri i Kryetarit të Komisionit, por me parimin. Dy herë u votua. Herën e parë s’kishte vota, pastaj u bë presion. Ky presion u bë edhe gjatë ditëve të kaluara me kërcënime për pozicionet që ata kanë, edhe tek minoritetet. Për të ardhë dhe votuar shkarkimin tim, zonja Kusari, Dejona Mihali dhe të tjerët që kanë marrë detyra e kanë bërë këtë”, thotë Abazi.

Ai ka thënë se edhe Daorsa Kica-Xhelili është larguar nga Vetëvendosje për shkak të presioneve dhe ndërhyrjeve në punën e saj, nga persona si Mihali.

Të ngjashme