Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se largimi i presidentit Hashim Thaçi nga skena politike do ta çlironte LDK-në nga klika e ShIK-ut.
Ai në një postim në Facebook, ka thënë se MPB -ja dhe AKI-ja kanë informacione se nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specializuara.
Postimi i plotë i tijë:
Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës. MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve.
MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specializuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle. Me mendu keq e mbrapsht janë të parët.
Qeveria e tanishme ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemakt e korrupcionit në të gjitha nivelet.
Zgjedhjet janë zgjidhja, të gjithë ata që janë kundë zgjedhjeve sot janë për vazhdimin e krimit dhe korrupcionit.