Zëvendëskryeministri Haki Abazi, deklaroi se drejtimi që ka marrë Mustafa, Veliu, Hyseni e dërgojnë LDK në përpirje nga Thaçi dhe Kosovën e dërgojnë në tmerrin që nuk është përjetuar asnjëherë deri më tani.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Abazi tha se COVID-i politik po e rrezikon shtetin.
Abazi po ashtu shkroi se nëse LDK e rrëzon qeverinë, gjendja e jashtëzakonshme shpallet brenda një kohe të shkurtër dhe Thaçi qëron hesape. Sigurisht që LDK do ta përjetojë thikën pas shpine ashtu si edhe në të kaluarën.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
COVID politik që po rrezikon shtetin
Drejtimi që ka marrë Mustafa, Veliu, Hyseni e dërgojnë LDK në përpirje nga Thaçi dhe Kosovën e dërgojnë në tmerrin që nuk është përjetuar asnjëherë deri më tani.
Nëse LDK e rrëzon qeverinë, gjendja e jashtëzakonshme shpallet brenda një kohe të shkurtër dhe Thaçi qëron hesape. Sigurisht që LDK do ta përjetojë thikën pas shpine ashtu si edhe në të kaluarën. Kosova do të tronditej.
Thaçi-Ndarjen që nuk e bëri dot me shampanjë do ta bëjë me gjak duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Nuk kemi më Enver Zymbera për t’i shuar jetët e tyre për të mbrojtur Thaçin dhe për ta bërë realitet ndarjen e vendit. Ushtria jonë nuk duhet të përdoret si “mish për top”. 20 vite asnjë të mirë nuk e kujtojmë, çfarë i bëri bashk prap Thaçin dhe Mustafën.
Nga LDK dje është bërë presion për të mos u votuar heqja e tarifës dhe kjo dëshmon që nuk është tarifa por “borxhi” ndaj Thaçit dhe PDK. Veliu dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme janë anët e medaljes së njejtë. Nuk do të ishte korrekte nëse do ta bëja publike një gjë të tillë sikur LDK të ishte korrekte e parimore, sikur të ishte situatë normale, por votuesi i LDK dhe çdo qytetar duhet të kuptoj që taksa është justifikim dhe mburojë dhe asgjë tjetër, qëllimi i vërtet është në ruajtjen dhe mbarvajtjen e një sistemi që ka gllabëruar funksionimin e shtetit. Qëllimi është që hovi i sukseshëm i qeverisë Kurti dhe lufta kundër krimit dhe korrupcionit të ndalet. Kjo nuk është e gjithë LDK por disa individ dhe masha e tyre që kanë marrë peng vendin e tanimë kjo po del hapur në shesh.
Sjellja e papërgjegjshme në këtë kohë të pandemisë dhe rrezikut të lartë për qytetarin dhe bashkëpunimi me PDK, AAK dhe NISMA është treguesi më i mirë që Mustafa, në fakt i ka borxh Thaçit, apo Thaçi i ka në dorë dosjet e Mustafës për një kohë të gjatë. Shatri mund të ketë të drejtë.