Ish njeriu i dytë i VV-së në Qeverinë Kurti dhe kandidati për deputet, Haki Abazi, kishte shprehur qëndrime relativizuese për njohjen e Kosovës nga Izraeli që u formalizua sot.
Njohja nga Izraeli përbën një lajm të madh për diplomacinë kosovare dhe shtetësinë e Kosovës, por duket se Abazi kishte prirjen që ta shihte një zotim të tillë nga optika e ngushtë partiake.
“Normalizim me Izraelin – Po. Kur paskemi pasë problem me Izraelin?” – pyeste në statusin e postuar më 4 shtator, përcjell Periskopi.
Në një status tjetër, ai shprehte dyshime se njohja nga Izraeli do të ndodhte duke thënë “Njohja: ndoshta Izraeli ndoshta…”
Në të vërtetë, ja që pikërisht Izraeli njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës duke i dhënë fund kohës së errët për diplomacinë tonë që kishte pësuar një numër të madh çnjohjesh.
Si rezultat i marrëveshjes së Washingtonit, ishte edhe zotimi se nuk do të kishte më fushatë për çnjohje nga Serbia, ndërsa deri tash nuk ka ardhur asnjë e tillë.