Abazi: Shkuarja në balotazh në 12 komuna është fitore e madhe e VV-së

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se shkuarja në balotazh në 12 komuna, është fitore e madhe për këtë parti.

Tutje, Abazi tha se dita e djeshme ka qenë e jashtëzakonshme dhe me kulturë të lartë demokratike.

“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme me kulturë të lartë demokratike, falënderojmë të gjithë ata që kanë marrë përsipër organizimin, KQZ, vëzhguesit, mbrojtësit e votës dhe të tjerët. Kjo një shënon një situatë që na bën të gjithëve krenarë”, tha ai për KlanKosova.

“Nga leximet që kam për rezultatet, shkuarja në balotazh në 12 komuna, nga një masë shumë e vogël e përfaqësimit të Vetëvendosjes nga viti 2017, është një fitore e madhe. Do e shohim në balotazh se si do të jenë rezultatet përfundimtare”, tha Abazi.

Të ngjashme