Anëtari i VV’së, Haki Abazi, ka bërë një reagim tjetër pas lajmit se presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale. Ai po ashtu ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i përfshirë në gjenocidin në Bosnjë dhe në Kosovë.
‘’Vućić ka qenë ministër në qeverinë e Millosheviçit dhe ai është pjesë dhe përkrahës i gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë dhe ne Kosovë, ai ka deklaruar në Parlamentin e Serbisë se për një serb të vrarë duhet vrarë 100 boshnjakë.’’, ka thënë ai.
Tutje ai thotë se Vuciq nuk autoritet të bisedojë me asnjë shqiptar, ndërsa ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është jolegjitim.
‘’Me Vućic nuk ka autorizim asnjë autoritet e asnjë shqiptar që të negociojë e aq më pak një kryeministër kukull e përfaqësues ilegal të qeverisë jolegjitime.’’
‘’Lufta e UÇK ka qenë e drejtë dhe askush nuk mund ta akuzojë dhe gjykojë.’’, shtoi ai.