Abazoviq për takimin me Osmanin: Dëshirojmë bashkëpunim më të afërt

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është deklaruar pas takimit që pati sot me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Abazoviq me pamje nga takimi me Osmanin thotë se dëshiron bashkëpunim të afërt dhe zhvillim ekonomik për të gjitha vendet e rajonit.

“Ishte kënaqësi që bisedova me presidenten Vjosa Osmani. Falënderoj Kosovën për mikpritjen e këndshme gjatë qëndrimit tim tre ditësh. Dëshirojmë bashkëpunim më të afërt dhe zhvillim ekonomik për të gjitha vendet e rajonit”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tash e tre ditë ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë ku ka takuar kryeministrin, Albin Kurti dhe krerët opozitarë, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abazoviq, mes tjerash, ka takuar edhe klerikë fetarë gjatë vizitës, teksa këtë të shtunë do të ndalojë tek Devolli Corporation ku do të pritet nga pronari i korporatës, Shkëlqim Devolli në fabrikën e Prince Caffe.

Pas vizitës, Devolli si nikoqir do të shtrojë iftar për mysafirët nga Mali i Zi, meqë vizita e tyre po zhvillohet në muajin e Ramazanit.

Të ngjashme