Abbott: S’bëhet fjalë për Asociacion një etnik

Prishtinë | 31 Jan 2023 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Lidhur me diskutimin e sotëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në hapësirat e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar edhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot.

Përveç se ka mirëpritur një takim të tillë, Abbot ka inkurajuar Qeverinë Kurti të bëjë përparim në procesin e dialogut, përfshirë këtu edhe themelimin e asociacionit.

‘’Një diskutim i mirëpritur sot nga Ambasadori i SHBA-së dhe me pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes Dialogut, Kosova është zotuar për themelimin e ASMM-së dhe i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e themelimit të saj. Ne inkurajojmë qeverinë të bëjë përparim në të dyja. Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi për serbët e Kosovës që të jenë pjesë integrale e Kosovës’’, ka shkruar Abbot në Facebook.

Derisa ka shtuar se Kosova është një vend multietnik dhe komunat e saj do mbeten multietnike.

‘’Nuk bëhet fjalë për krijimin e një enklavë monoetnike’’, ka theksuar tutje Abbot.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme