Abbott uron Krishtlindjen: Kjo festë t’i afrojë njerëzit në Kosovë e rajon

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Në postimin për media, ai uron që “kjo festë t’i afrojë njerëzit në Kosovë, rajon e më gjerë”.

“Për të gjithë ata që festojnë, ju uroj për shumë mot Krishtlindjet, të lumtura dhe plot paqe. Kjo festë sjelltë lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja, dhe t’i afrojë njerëzit në Kosovë dhe rajonin më të gjerë, në harmoni dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, ka shkruar Abbott. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme