Abdixhiku: Blerim Baruti do të mbahet mend si zë i fuqishëm në Kuvend

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të LDK-së, Dr. Blerim Baruti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram ngushëllimi:

 “Me dhimbje të thellë morën lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Blerim Barutit, personalitet i shquar i arsimit, por edhe politikan e përfaqësues i nderuar i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Dr. Baruti dha një kontribut të shquar si profesor, por veçanërisht si veprimtar i LDK-së që nga themelimi, si nënkryetar dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Si deputet ai do të mbahet mend si zë i fuqishëm, i angazhuar për mirëqenien e qytetarëve tonë.

Largimi nga jeta i Dr. Blerim Barutit është pikëllues dhe një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe Degën e LDK-së në Mitrovicë.

Pranoni ngushëllimet tona. Dr. Baruti u prehtë në paqe!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme