Abdixhiku: Dëshmorët e Koshares na e kujtojnë sa i vlefshëm është kontributi për shtet

Koshare | 09 Pri 2021 | 13:14 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 22-vjetorin e Betejës së Koshares, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me anëtarë të Kryesisë, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se 113 dëshmorët e kësaj beteje na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontributi për shtetin.

“Më 9 prill, 22 vite me parë në një mëngjes si sot, gra e burra më të mirë të këtij vendi filluan rrënimin e murit dhe filluan betejën më te lavdishme, pra betejën e Koshares”.

“Ne sot këtu kujtojmë të rënët dhe falënderojmë të gjallët e mbi të gjitha kujtojmë e nderojmë sakrificën e Agimit, Saliu,Xhemali e plot te tjerë që na tregojnë se sa e vlefshme është kjo betejë”.

Të ngjashme