Abdixhiku: E dënojmë dhunën e sotme dhe e konsiderojmë se nuk ka vend në Kuvend

Prishtinë | 13 Kor 2023 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e dënojnë dhunën që sot është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës.

Para mediave, ai ka theksuar se LDK-ja do t’i mbajë parimet e saj të demokracisë.

“Pamjet e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk e kanë vendin asnjëherë, nuk e kishin vendin as sot, nuk e kishin vendin as në të shkuarën”.

“Ne e dënojmë dhunën e sotme dhe e konsiderojmë se nuk ka vend në Kuvend, LDK-ja do të mbajë në frymën e vet themeltare identitare sjelljen e vet demokratike, si shembull i sjelljes politike në vend”, ka thënë Abdixhiku.

I pyetur se a mendon se dhuna nisi nga Besnik Bislimi, ai tha: “Këto elemente janë të qarta për të gjithë i parë goditjet, dhe sjelljet e tyre, pra dhuna është dhunë, dhe ne e dënojmë”.

Të ngjashme